“Fortesa” , Gjykata kundërshton vendimin e vet

Gjykata Penale e Shkupit i pezulloi vendimet e gjykatëses Aleksandra Pop-Stefania për atë se Prokuroria Speciale është jokompetente për të hetuar rastin e shkatërrimit të pajisjeve për përgjim në DSK, njofton Alsat M.

“Sot Këshilli e pezulloi këtë vendim dhe i njëjti sërish kthehen për vendosje të sërishme para gjykatësit në procedurë paraprake”., njoftuan nga Gjykata Themelore Shkupi 1. Me fjalë tjera, gjykata sërish do të vendosë për kërkesat e Katica Janevës për paraburgim të drejtorit të Drejtorisë së Pestë Goran Grujevski, si dhe marrjen e pasaportave për katër persona tjerë, në mesin e të cilëve edhe Gordana Jankullovskës. Gjykata për të njëjtin person, për të njëjtin rast, një herë tashmë shqiptoi paraburgim, por para faljes. Edhe opozita dorëzoi padi penale kundër gjykatëses Pop-Stefanija.

Derisa të akuzuarit në rastin “Fortesa” tani sërish do të presin vendimin e gjykatës nga një gjë e tillë u liruan të akuzuarit për rastin “TNT”. Gjykata edhe përfundimisht nuk do t’ua marrë pasaportat ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, ish-ministrit të Transportit Mile Janakievski dhe kryetarit të Komunës së Gazi Babës Toni Trajkovski për lëndën TNT. Vendim të këtillë sot pasdite ka marrë Këshilli penal i gjykatës, me çka është hedhur poshtë ankesa e Katica Janevës, ndërsa është vërtetuar edhe vendimi fillestar i gjykatës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button