Në aeroportin e Ohrit arriti çarteri i parë me 120 turistë nga Brukseli

Në aeroportin e Ohrit “Shën Apostull Pali” sot arriti grupi i parë i turistëve nga Belgjika me fluturimin çarter Bruksel-Ohër i tur operatorit “Tomas Kuk”.

Njëqind e njëzetë turistë u pritën në mënyrë tradicionale me bukë e kripë, ëmbëlsirë, ndërsa mirëseardhje iu dëshiroi drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni Zoran Kërstevski, koordinator i marketingut në aeroportin TAV në Stamboll Serkan Karahataj dhe kryetari i komunës së Ohrit Nikolla Bakraçeski.

Linja ajrore Ohër – Bruksel dhe anasjelltas prej sot deri nga mesi i shtatorit do të operojë çdo të hëne.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button