GDOM, kërkon që Taleski të lirohet nga paraburgimi shtëpiak (FOTO)

Disa qindra qytetarë të organizuar nga Lëvizja Qytetare për Mbrojtjen e Maqedonisë (LQMM apo e njohur si GDOM), sot në ora 11 përpara kompleksit të Gjykatave në Shkup janë mbledhur, për ashtu siç thonë ata, të kërkojnë që kryetari i Manastirit, Vlladimir Taleski, të lirohet nga paraburgimi shtëpiak, njofton Portalb.

Qytetarët e kanë bllokuar bulevardin përpara pallateve të gjykatave. Në mesin e të pranishmëve janë edhe krerët e komunave nga radhët e VMRO – DPMNE-së, Ivica Konevski, Koce Trajanovski, Petre Llatinovski dhe Marjan Risteski.

GDOM, është lëvizja qytetare e afërt me partinë në pushtet, VMRO – DPMNE-në. Pjesë e kësaj lëvizje janë edhe figurat kontroverse, Milenko Nedellkovski dhe Toni Mihajllov, transmeton Portalb.

Përndryshe, Taleski është i akuzuar në rastin “Transportuesi”, të hapur nga Prokuroria Speciale Publike, në të cilin bëhet fjalë për keqpërdorim të pozitës zyrtare nga, me dije të ish ministrit të Financave, Zoran Stavreski. Ata kanë bërë disa marrëveshje për transportimin e nxënësve në mënyrë të paligjshme që njëkohësisht shtetit i kanë bërë dëm rreth 360.000 euro.

Nën këtë akuzë, PSP kërkoi paraburgim për Taleskin, megjithatë Gjykata e ndryshoi këtë kërkesë me paraburgim shtëpiak. /Portalb

Protestë e GDOM-it përpara Gjykatës
Protestë e GDOM-it përpara Gjykatës
Protestë e GDOM-it përpara Gjykatës
Protestë e GDOM-it përpara Gjykatës
Protestë e GDOM-it përpara Gjykatës
Protestë e GDOM-it përpara Gjykatës
Protestë e GDOM-it përpara Gjykatës
Protestë e GDOM-it përpara Gjykatës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button