Me projeksion të filmit “Fati” përfundoi Festivali i 9-të i filmit francez
Me projeksionin e filmit “Fati” mbrëmë në Qendrën për kulturë “Grigor Përliçev” në Ohër përfundoi edicioni i 9të i Festivalit të filmit francez.
Në ceremoninë solemne për mbylljen e Festivalit, mysafir special ishte regjisori Kristian Vensan, të cilit iu dha çmimi “Maska e artë” dhe morën pjesë edhe ambasadorja e Francës në Maqedoni Lorens Oer dhe kryetari i qytetit të Ohirt Nikolla Bakraçeski.
Regjisori Vensan theksoi se për të paraqet nder dhe kënaqësi të madhe që është fitues i kësaj mirënjohje të lartë. Ambasadorja franceze Oer theksoi se është krenare nga rezultatet e arritura deri më tani të Festivalit dhe se në të ardhmen planifikojnë ta organizojnë në suaza ndërkombëtare.
Festivali, sipas kryetarit të qytetit të Ohrit, është bërë shenjë e njohur e rrethit tonë kulturor dhe kontribuon për përafrimin e kulturave, por edhe për mirëkuptimin dhe besimin më të madh midis popullit të Maqedonisë dhe të Francës.
Në kuadër të Festivalit të 9të të filmit francez në Ohër janë shfaqur edhe filmat “Kapris” në regji të Emanuel Mure dhe “Tre zemra” të regjisorit Benoa Zhako.