Krijimi i materies

Shkenca na thotë se kjo arkitektur gjigante me gjithë madhështinë dhe madhësinë e vetë është ndërtuar nga një element dhe një materie, se e tëra është projektuar në një stil dhe sipas një plani dhe se u është nënshtruar ligjeve të njëjta.

Atomi, materiali ndërtues i materies, erdhi në jetë pas shpërthimit të madh. Këto atome pastaj u bashkuan për ta formuar gjithësinë me yjet e saj, tokën dhe diellin. Pastaj, atomet e njejta, themeluan jetën në tokë.

Kur e analizojmë strukturën e atomeve, shohim se të gjitha ato kanë një projektim dhe rregull mahnitës.

Në kohën e Isak Njutnit, fizikanit të madh, shkencëtarët besonin se lëvizjet e trupave qiellor dhe të planeteve mund të shpjegoheshin me anë të ligjeve të ndryshme.

Kurse Njutni besonte se Krijuesi i tokës dhe hapësirës ishte i njejtë dhe prandaj ato  duhej të shpjegoheshin me anë të ligjeve të njejta, ai tha:

“Ky sistem më se i bukur i Diellit, planeteve dhe kometeve mund të buronte vetëm prej këshillës dhe autoritetit suprem të një Qenie inteligjente dhe të Plotfuqishme”.

Kurse arsyeja do të na thotë se është e domosdoshme dhe e nevojshme që Krijuesi dhe arkitekti të jenë një.

Nëse kthehemi dhe e hedhim shikimin mbi tokën dhe mendojmë për fenomenet e saj, jetën, florën, faunën, njeriun…, do ta gjejmë gjënë e njëjtë, ligjet e njëjta, një materie, një element, një stil dhe një planë në çdo gjë.”

Kush mendon mbi rregullimin e gjithësisë ekzistuese, me dukuritë e saj të rregullta do të vërejë se ato që gjenden në gjithësi dëshmojnë se gjenden nën drejtimin e një vullneti dhe nën ndikimin e të Urtit dhe Njërit.

All-llahu i Lartësuar ka thënë:

“Sikur të kishte në to (në qiej e në tokë) zota pos All-llahut, ato të dyja do të shkatërroheshin…”(El Enbija:22).

Kjo lidhshmëri e përsosur dhe e vazhdueshme mes pjesëve të gjithësisë dëshmon se ajo është nën  e një sunduesi, andaj sikur me All-llahun të kishin ekzistuar edhe zotëra të tjerë, çdo hyjni do ta kishte ndarë atë që e ka krijuar, ashtu që do të ishin dëshmitarë të këtyre ndarjeve të dukshme në këtë gjithësi.

Sa e tmerrshme do të ishte jeta sikur Dielli të kishte hyjni e cila do ta ndalonte depërtimin e dritës? Si do të ishte sikur druri të kishte hyjni e cila do ta na ndalonte t’i vjelim frutat e tij?

All-llahu i Lartësuar ka thënë:

“All-llahu nuk ka marrë për Veten kurrfarë fëmijësh ( as melekët, e as nga njerëzit), nuk ka me Të ndonjë zot tjetër, pse (sikur të kishte zot tjetër), atëherë secili zot do të veçohej me atë që ka krijuar, dhe do të dominonte njëri mbi tjetrin!…”(El Mu’minun:91).

Sikur përpos All-llahut të ekzistonin edhe hyjni tjera, disa nga ato do të tentonin që t’i mbisundonin të tjerët dhe atëherë gjithësia do të bëhej dëshmitare e luftrave të ashpra. Hapësirat qiellore do të bëheshin fusha të luftrave të rrepta të hyjnive të përleshura! Ose ndoshta, hyjnitë e pafuqishme do të bashkoheshin me ato të fuqishmit në mbisundimin me këto hapësira qiellore…

All-llahu xh.sh. ka thënë:

“Thuaj:” Sikur të kishte zota të tjerë përveç Atij, sikundër thonë ata, atëherë ata (zotat) do të kërkonin rrugë për mbizotërimin ndaj të Madhëruarit ( për t’ia marrë pushtetin). i pa të meta është Ai, Lartësia e Tij është e madhe nga ajo që thonë ata ”(El Isra:42-43).

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button