Këshilli i BE-së në Luksemburg do të diskutojë për gjendjen në Maqedoni

Këshilli për punë të jashtme i Bashkimit Evropian sot në mëngjes në seancën e tij të fundit para Samitit të këshillit Evropian si pikë kryesore në rend dite do të diskutojë për situatën në Republikën e Maqedonisë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Ministrat e punëve të jashtme të vendeve-anëtare të Unionit, sipas propozimit të Republikës Federale të Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe do të debatojnë dhe japin rekomandim jo-detyrues për situatën në Maqedoni si vend-kandidat për anëtarësim në BE në lidhje me krizën politike në vend.

Pasi edhe zyrtarisht është shtyrë Samiti i Këshillit të Evropës, i cili në vend se të enjten dhe të premten (23 dhe 24 qershor) si çdoherë, këtë herë do të mbahet më 28 dhe 29 (e martë dhe e mërkurë) në Bruksel, për shkak të asaj që këtë javë mbahet referendumi për dalje të Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian dhe kështu shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve të BE-së do ta presin rezultatin para se të takohen. Kryesimi holandez me Unionin vendosi që Këshilli për punë të jashtme të mos jetë dy ditë para Këshillit të KE-së, siç  është çdoherë rast edhe për sot e caktoi takimin e tij në Luksemburg.

Shefat e diplomacive të vendeve-anëtare të BE-së do të debatojnë për Maqedoninë si pikë qendrore të Këshillit, krahas diskutimit për proces paqësor të Lindjes së Afërt, gjendjen në Saleh, BE-politikën e integruar për Arktikun dhe misionin e trajnimit për forcat e sigurisë në Libi. Diskutimet për ngjarjet në shtetin e Maqedoni pritet të përfundojnë deri në mesditë, pas çka Këshilli për punë të jashtme i BE-së i kryesuar nga përfaqësuesja e lartë për politikë të sigurt të BE-së, Federika Mogerini, do të dalë me qëndrim, gjegjësisht mendim për ngjarjet në Maqedoni.

Paraprakisht, mundësia e paralajmëruar për vendosjen e ndonjë lloji të sanksioneve drejt individëve në Maqedoni për shkak të krizës politike, tërësisht është hedhur poshtë, sepse për diçka të tillë është i nevojshëm njëzëshmëri te të gjitha vendet-anëtare të Unionit, ndërsa e njëjta nuk ekziston për shkak të kundërshtimit të Greqisë,. Hungarisë, Polonisë, Sllovenisë dhe Kroacisë në çfarëdo sanksionimi në lidhje me situatën në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button