Glenn Hoddle: Shqipëria e meriton kualifikimin

Glenn Hoddle, ish selektori i Anglisë, shpreson që Shqipëria ta mposhtë Rumanin dhe ta kalojë grupin.

Glenn Hoddle shpreson që Shqipëria të kalojë në grupin në Euro 2016 pasi e ka merituar plotësisht një gjë të tillë me paraqitjet që ka dhuruar në Europian.

Në editorialin për “Daily Mail”, ish-trajneri i “tre luanëve”, nga viti 1996 e deri në vitin 1999, ka folur me superlativa për kuqezinjtë.

“Shqipëria është e organizuar mirë në prapavijë, por e aftë të kundërsulmojë shumë shpejt, me mesfushorin Ledian Memushaj që më ka lënë shumë përshtypje të mira. Unë do të dëshiroja që ata të merrnin tri pikët dhe nëse është e mundur të vazhdonin më tej. E bllokuan Francën deri në minutën e 90. Ndaj ndjej se e meritojnë plotësisht”, mendon Hoddle.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button