Pishev: Dyshim se Zaev ka paguar një firmë për një shërbim që nuk është kryer

Deputeti i VMRO Vasil Pishev në një konferencë për shtyp ka thënë se po e hap rastin e vërtetë që sipas tij hedh dyshime mbi korupsion dhe skandal me vlerë miliona në të cilin aktor kryesorë është Zoran Zaev dhe njerëz të afërm të tij.

Pishev më tej sqaron se Zaev ka nënshkruar marveshje me një kompani për të cilat shërbimë ajo nuk i ka kryer asnjëherë dhe pse pagesën e ka marrë.

“Për vitin 2014-15 komuna e Strumicës ka nënshkruar marveshje për transport të nxënësve në shkollën fillore Sando Masev dhe të punësuarit e komunës në vlerë prej 1.864.000 denarësh. Paratë janë siguruar por sekret publik është se nxënësit dhe të punësuarit në administratë nuk e përfitojnë këtë shërbim, respektivisht nuk ka transport. Këto para të siguruara nga qytetarë i lëshohen një subjekti privat pa u realizuar transporti i nxënësve”, thotë Pishev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button