Zbulohet misteri i plakut në ndeshjen me Francën, ja kush është ai (Foto)

Në ndeshjen mes Francës dhe Shqipërisë, një prej mistereve ishte edhe fotografia e plakut që shikoni më sipër. Askush nuk dinte të shpjegonte se kush ishte ai dhe pse ishte stapuar në atë banderolë dhe mori vëmendjen e veçantë gjatë asaj ndeshje të madhe.

Të gjithë u bëmë kureshtarë në lidhje me plakun, duke dashur të mësojnë se kush ishte ai. Ky është misteri më i madh i kësaj ndeshje, por deri më sot pasi duket se është zbuluar misteri se kush ishte ai plaku në atë foto.

Ai sipas medias gjermane është themeluesi i “Cap Anamur”, i cili ishte përfshirë në Kosovën e pas luftës për ta rindërtuar vendin, në baza humanitare. Ai ka vdekur sot, njofton gazeta gjermane Die Welt. Humanisti dhe gazetari, Rupert Neudeck, ka vdekur sot nga një atak në zemër në moshën 77-vjeçare. Rupert Neudeck është krijuesi i “Helmetave të Gjelbërta” dhe bashkëthemeluesi i “Cap Anamur”, raporton The Albanian.

Neudeck ishte i angazhuar shumë për t’u ndihmuar refugjatëve. Për këtë ai ishte cilësuar një “ekstremist kur është fjala për bamirësi”. Ai u bë i njohur në mbarë botën, pasi kishte shpëtuar mijëra refugjatë vietnamezë në detin kinez, të ashtuquajturit, “Njerëzit e varkave”.

Në bazë të disa të dhënave, Cap Anamur, me ndihma që kapin shumën mbi 58 milionë marka, ndërsa në Kosovë ka ndërtuar 5995 shtëpi. Kështu me ndihmën e kësaj organizate 78 fshatra janë bërë përsëri të banueshme.

deck kishte kritikuar ashpër liderët kosovarë kur kosovarët po largoheshin masivisht drejt Perëndimit. “Shteti është në duart e politikanëve të papërgjegjshëm dhe djallëzisht të korruptuar, gjithmonë mendojnë për të mirën e tyre – dhe jo për qytetarët.

Më shumë, politikanët janë nganjëherë thjesht kriminelë. Kështu kryetari i një qyteti të madh të Kosovës është i dënuar për kontrabandë. E megjithatë njeriu është ende në detyrë” kishte thënë ai.

g12

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button