Ja sa ka shkuar vlera e Memushaj pas performancës së mirë ndaj Francës

Ledian Memushajt i kanë mjaftuar 90 minuta për të ndryshuar vlerën e kartonit. Paraqitja mjaft pozitive kundër Francës, ka ndikuar në vetëm 24 orë për çmimin e tij në tregun europian, me një rritje të konsiderueshme. Saktësisht, kartoni i tij, që është në pronësi të Peskarës, vlerësohej me 1 milionë euro, në fillim të kampionatit Europian.

Ndërkohë, vetëm një ditë pas ndeshjes kundër Francës, “transfermarkt” njofton se ai tashmë vlen plot 600 mijë euro më tepër. Në edicionin e ardhshëm Memushaj do luajë në Serinë A me Peskarën, por nuk do ishte çudi që të ketë interes të madh edhe nga klube të tjera prestigjioze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button