“Çmendet” Rumania, premio ‘faraonike’ për fitoren ndaj Shqipërisë

Ndeshja mes Rumanisë dhe Shqipërisë duket sikur është “jetë a vdekje”, pasi Federata Rumune e Futbollit ka vendosur t’i motivojë futbollistët me një premio të majme, duke ofruar 1.5 milionë euro.

Në rast fitoreje me Shqipërinë dhe nëse kualifikohen në fazën tjtër Federata Rumune e Futbollit do të shpërblejë lojtarët, raporton Supersport.

Kjo shifër është sa gjysma e shumës totale që UEFA akordon për çdo skuadër që renditet mes 16 më të mirave të Europianit.

Futbollistët rumunë në rast kualifikimi do të përfitojnë 60 deri në 200 mijë euro në varësi të minutazhit të aktivizimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button