Sulmi në Orlando zvogëlon diferencën e pikëve mes Clinton dhe Trump

Në anketën e fundit të organizuar për zgjedhjet presidenciale në SHBA, pas sulmit në Orlando duket se kandidati për Partinë Republikane, Donald Trump ka ulur diferencën me 4 pikë ndaj kandidates për presidente në radhët e Partisë Demokratike, Hillary Clinton, raporton Anadolu Agency (AA)

Sipas një ankete të Agjencisë së Lajmeve Reuters realizuar në bashkëpunim me kompaninë Ipsos, ku janë intervistuar 1.113 njerëz në datat 13 – 17 qershor, 45.5 për qind kanë thënë se do të mbështesin Clinton-in, ndërsa 34.8 për qind Trump-in. Përqindja e atyre të cilët ende janë skeptikë në këtë anketë është 19.7.

Sipas këtyre përfundimeve duket se mes dy kundërshtarëve diferenca është ulur. Ndërkohë që një javë përpara sulmit diferenca mes tyre ishte 14.3, në anketën e fundit ajo është 10.7.

Sipas anketës 45 për qind e të intervistuarve kanë mbështetur pas sulmit të Orlando-s, mendimin e Trump “Për të mos marrë muslimanë në SHBA”. Përqindja e atyre të cilët e mbështesnin këtë mendim në fillim të qershoit ishte 42.

Sipas këtyre përfundimeve Trump duket më i pranueshëm në radhët e zgjedhësve me fjalimet e tij Islamofobike.

Të dielën e kaluar në Orlando 29 vjeçari Omaar Mateen sulmoi një klub nate ku humbën jetën 49 persona. Më pas Trump ripërsëriti qëndrimin e tij për mos pranimin e muslimanëve në SHBA si dhe marrjen nën monitorim të xhamive në këtë vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button