Tsipras i dhuronë jelek shpëtimi Ban Ki-moon-it në Athinë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Ban Ki-moon, gjatë vizitës zyrtare në Greqi, në Athinë u takua me kryeministrin e vendit Alexis Tsipras, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas takimit, ku sipas njoftimeve të shtypit grek, u bisedua për krizën e emigrantëve, është mbajtur një konferencë për media. Me këtë rast, Ban falënderoi Greqinë e cila ka mbështetur refugjatët dhe tha se populli grek ka dhuruar mbështetje të paimagjinueshme gjatë krizës së refugjatëve.

Tsipras i dhuroi një lek shpëtimi Ban-it, të cilin Sekretari i Përgjithshëm e veshi.

Këtë jelek shpesh e përdorin refugjatët të cilët përmes Detit Egje dhe Deti Mesdhe shkojnë në vendet evropiane.

Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), më parë kishte deklaruar se në dy dekadat e fundit në mbarë botën në rrugët e rrezikshme për të siguruar një jetë më të mirë jetën e kanë humbur mbi 55 mijë emigrantë dhe refugjatë.

Në raportin vjetor mbi vuajtjet e emigrantëve thuhet se numri i viktimave rritet çdo vit, dhe se vitin 2015 ishte më vdekjeprurës.

Në pesë muajt e parë të këtij viti në botë jetën kanë humbur 3.100 emigrantë.

Raporti i IOM-it gjithashtu thekson se rreziqet e refugjatëve nuk përfundojnë as pas mbërritjes në Evropë. Të paktën 130 emigrantë kanë vdekur në vendet e Bashkimit Evropian.

Në Austri, në një kamion kishin mbetur pa ajër dhe ishin ngufatur 71 emigrantë ndërsa në Eurotunelin në Calais, gjatë përpjekjeve për të kaluar në Angli, jetën e kanë humbur 27 emigrantë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button