Plevneliev i bën thirrje Petkovit të ndjekë hapat e Ciprasit dhe të marrë vendim pro-evropian për Maqedoninë e Veriut

“Kryeministri Kiril Petkov mund të bëjë atë që e bëri Cipras në ditët e fundit të qeverisjes së tij në Greqi. Duke parë fundin e mandatit të tij, ai e nënshkroi Marrëveshjen e Prespës, e hapi procesin historik të pajtimit dhe reformave, nga i cili Greqia ka fituar shumë, ndërsa Cipras edhe sot është kreu i partisë më të madhe opozitare në parlament”, tha ish- Presidenti bullgar Rosen Plevneliev (2012-2017), në një rubrikë rrallë të hapur dhe të frymëzuar me titull “Momenti i së vërtetës për Presidentin Radev – dhjetë ditët e ardhshme janë vendimtare për Bullgarinë”, raporton 360shkallë, përcjell Portalb.mk.

“Duke pasur parasysh faktin se Radev u bë president i rusofilëve, anti-vakserëve, grupeve anti-semitiste në shoqëri, pritet që ai t’i shërbejë interesit gjeopolitik të Rusisë dhe të bllokojë integrimin e mëtejshëm të Bullgarisë në Eurozonë, prandaj forcat pro-evropiane dhe pro-demokratike. duhet të jenë në nivelin e pritshmërive të momentit historik para nesh”, ka porositur Plevneliev.

Ish-Presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev, në rubrikën me titull “Momenti i së vërtetës për presidentin Radev – dhjetë ditët e ardhshme janë vendimtare për Bullgarinë”, që u botua në revistën “24 orë”, bën thirrje për hapa të vendosur politikë nga të ashtuquajturit “pro-evropianë” në Bullgari, me çka do të shpëtohej e ardhmja e vendit.

Sipas Plevnelievit, është jashtëzakonisht e rëndësishme që ndikimi rus në Evropë të zvogëlohet, që Ukraina të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe të zhbllokohet procesi i integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Sipas tij, vizita e kancelarit gjerman Olaf Sholc, në Shkup dhe në Sofje, është përpjekja e fundit e liderëve të botës demokratike për ta zhbllokuar procesin.

Plevneliev vlerëson se për herë të parë dhe ndoshta për herë të fundit ekziston mundësia që të arrihet marrëveshje detyruese midis dy vendeve (Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut) që do të garantojë tre kërkesat bullgare të formuluara qartë: së pari – ndryshimi i Kushtetutës së Republikës së Maqedonia e Veriut e cila do t’u japë bullgarëve të drejta të barabarta me popujt e tjerë, të përmbushet me rezultat Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe së treti të respektohen vlerat evropiane që bazohen në kriteret e Kopenhagës për qeverisje demokratike, të drejtat e njeriut dhe ekonomi tregu funksionale.

“Që Bullgaria të heqë veton e saj në Këshillin e ardhshëm Evropian më 23 qershor, pritet të nënshkruhet një marrëveshje mes dy vendeve në Paris, e garantuar nga BE-ja dhe presidenti Makron – një nga liderët e botës demokratike, realizimi i së cilës duhet të monitorohet nga KE dhe Bullgarisë do t’i jepen garanci se konferenca e parë ndërqeveritare do të zhvillohet vetëm pasi të ndryshohet Kushtetuta dhe respektimi i Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë dhe kritereve të Kopenhagës do të jenë masë horizontale në mbylljen e të 35 kapitujve.

Praktikisht, Bullgaria do të arrijë një marrëveshje, siç bëri Greqia në Prespë e që funksionon”, ka analizuar Plevneliev.

Ai vë në pah që nëse Radev pozicionohet në “anën e vërtetë”, atëherë do ta falënderojë publikisht.

“Apeli im për Radevin është të kuptojë se, nga pikëpamja historike, për një president nuk ka rëndësi se sa mandate ka pasur, sa beteja ka fituar apo sa ka qenë rejtingu i tij. Suksesi i presidentit matet vetëm me përparimin dhe modernizimin e shoqërisë dhe shtetit, ndërsa kjo është e mundur vetëm përmes integrimit të përshpejtuar të Bullgarisë në Eurozonë dhe Shengen. “Javën e ardhshme Radev mund të arrijë sukses historik dhe unë do ta falënderoj publikisht nëse arrin kompromis”, shkruan Plevneliev.
Ai pyet nëse Radev, duke u mishëruar me rolin e lideri kombëtar popullor dhe “të fortë”, do të pozicionohet në anën e gabuar në betejën gjeopolitike, duke e ndëshkuar popullin bullgar në izolim dhe populizëm që do të përshkallëzojë në armiqësi dhe urrejtje të vërtetë midis dy popujve vëllazërorë. Plevneliev ka gjithashtu një propozim konkret se çfarë hapash duhet të ndërmarrë kryeministri bullgar Kiril Petkov.

“Zgjedhja është e tij dhe e të gjithë neve. Duke pasur parasysh faktin se Radev u bë president i rusofilëve, anti-vakserëve, grupeve anti-semitiste në shoqëri, prandaj pritet që ai t’i shërbejë interesit gjeopolitik të Rusisë dhe ta bllokojë integrimin e mëtejshëm të Bullgarisë në Eurozonë, forcat pro-evropiane dhe pro-demokratike duhet të jenë në nivel të pritshmërive momentit historik para nesh. Për shembull, kryeministri Kiril Petkov mund të bëjë atë që e bëri Cipras në ditët e fundit të qeverisjes së tij në Greqi.

Duke e parë fundin e mandatit të tij, ai e nënshkroi Marrëveshjen e Prespës, e hapi procesin historik të pajtimit dhe reformës, nga i cili Greqia ka fituar shumë, kurse Cipras edhe sot është kreu i partisë më të madhe opozitare në parlament”, thotë Plevneliev.

Ai i bëri thirrje kryeministrit bullgar Kiril Petkov që të hapë debatin në Kuvendin Kombëtar.

“Nëse Petkov është i sinqertë në synimin e tij për të kërkuar zgjidhje pro-evropiane, pavarësisht kundër-lojën e Radevit, ai mund të hapë debat në Kuvendin Kombëtar, të dëgjojë raportin për ecurinë e negociatave nga ministrja Gençovska (e cila është e afërt me Radevin). Le të debatohet hapur dhe të sillet një zgjidhje kombëtare me përgjegjësi, të cilën kryeministri Petkov do ta mbrojë më 23 qershor në Bruksel. Ky do të jetë ndoshta fundi i qeverisjes së tij, por duke ditur që në zgjedhjet e ardhshme në Kuvendin Kombëtar do të hyjnë edhe më shumë parti anti-evropiane dhe populiste dhe nën udhëheqjen e Radevit që do ta bllokojnë dhe ndoshta vënë në dyshim anëtarësimin e Bullgarisë në BE dhe NATO, detyra e forcave pro-evropiane është të gjejnë formulë për përbërjen e qeverisë nga parlamenti aktual, në të cilin pro-evropianët kanë ende shumicën dhe në dy vitet e ardhshme në mënyrë të përshpejtuar, me mbështetje të partnerëve evropianë, ta integrojnë Bullgarinë në Eurozonë dhe Shengen dhe t’i hapin fondet evropiane për modernizimin dhe transformimin e gjelbër të ekonomisë”, ka porositur Plevneliev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button