Parodia, shqiptarët në sytë e një francezi (Video)
Përballja Francë – Shqipëri, që u luajt mbrëmjen e së enjtes në Marseille, ka tërhequr jo pak vëmendjen e francezëve, jo vetëm për lojën e ekipit shqiptar, por edhe për tifozët e shumtë që pushtuan rrugët dhe që gjatë këtyre ditëve, janë kthyer në një shembull të sjelljes së qytetëruar, transmeton Tv Klan.
Duke marrë shkas nga kjo, aktori dhe komediani i famshëm francez, Gilles Bellatre, ka realizuar një video tepër interesante, ku përveçse flet gati në mënyrë perfekte shqip, ai zbulon edhe sjelljet tipike shqiptare, që duket se i ka studiuar me kujdes.
Bellatre e nis parodinë e tij duke shpjeguar se dëshiron që t’i tregojë të gjithëve se kush është Shqipëria dhe shqiptarët.
Ai thotë se shqiptarët nuk kanë reputacion shumë të mirë dhe për këtë ndihet i keqardhur.
Ajo që duhet të dini, thotë Bellatre në video, është se shqiptarët janë pak mesdhetar, që do të thotë se janë disi më tradicionalë në sjelljen e tyre.
“Për shembull, një shqiptar e dallon menjëherë në rrugë, sepse është i vetmi që flet me zë të lartë me një mik:
-Po pse pagove more gomar.
Një shqiptar e dallon gjithmonë kur flet në telefon pasi e mban krahun të pozicionuar 90 gradë
-Po ku je more, po hajde këtu more hajde.
Duhet të dini se shqiptarët flasin ndryshe në telefon, në varësi të distancës me folësin. Nëse ky i fundit ndodhet afër flasin normalisht.
-Ja po bëj një video për këta francezët, po nuk e di do marrin vesh apo jo.
Por nëse tjetri ndodhet larg, jashtë shtetit për shembull, ata flasin me zë të lartë për shkak të distancës. Po po, mendojnë në këtë mënyrë.
-Po Flori mirë është? Atje në Itali akoma është? Po ma jep çik more, ma jep.
Në Shqipëri njerëzit dalin për shëtitje nëpër qytet, ndonëse e njohin përmendësh.
-Po dal një xhiro..
Por, ata dalin për shëtitje, është një lloj tradite, një sport olimpik. Dhe zakonisht përfundojnë gjithmonë në një kafe.
-Hajde hajde, ulu të pimë një kafe.
Shqiptari është gjithashtu një njeri i kujdesshëm. Për shembull, ndryshe nga francezët që pyesin një herë të vetme “Çkemi?” dhe e lenë me aq, shqiptarët të pyesin 3 – 4 herë, për t’u siguruar që gjithçka shkon mirë.
-Po si je? Si të kam? Mirë je? Ça bën? Si je, mirë? Mirë, mirë faleminderit.
Dhe një moment që është tepër i sigurtë që je mirë, ai pyet për të gjithë familjen tënde, nga ana e mamit dhe babit.
-Mamin, babin, çupat, çunat si i ke? Po xhaxhain, me shëndet është akoma?
Shëndeti për shqiptarët është kryesor.
Kur vjen puna tek makinat, ato duhet të jenë të mëdha dhe një markë të vetme: Mercedez.
-Kujdes, me naftë jo me benzinë, se të harxhon pastaj, nuk ngopet.
Kujdes, është modeli i popullit atje. Dhe si Mercedez është ky lloj. Shqiptari është i ditur, e di që është nuk gjendet kollaj ky model.
Shqiptarët i njeh gjithashtu edhe nga mënyra sesi flasin frëngjisht, nga mënyra sesi i shqiptojnë “r –të”
-Bonjour, Bonjour …
Një “r” e tmerrshme..
-Pse nuk e them mirë? Ik more me këtë, gjuhë e poshtër.
Muzika? Shqiptarët nuk dëgjojnë muzikë aktuale.
-Ik more, na mbushën të tëra këngët me zezakë. Pse gomar u bëmë?
Shqiptarët dëgjojnë muzikë tradicionale që i kujton vendin e fëmijërinë.
-Ahh këngë shqiptare. Kujtoj ato dasmat që kam bërë i vogël. Ka ndryshuar koha.
Tjetër, shqiptari nuk shkon kurrë në restorant. Përse? Sepse nuk ngopesh.
-Pse more të harxhoj unë për një pjatë makarona 10 euro? Ku të mbush barkun ajo?
Shqiptarët kanë zemër të madhe dhe janë njerëz me vlera, por janë gjithashtu disi kokëfortë, arrogantë dhe nuk t’i përtojnë sharjet…
-Ik more të ***** nënën.
Shqiptarët janë gjithashtu tepër krenarë, për veten, ndonëse shpesh edhe ekzagjerojnë.
-I shikon këto syzet, 500 euro i mora.
Dhe krenarë për fëmijët e tyre, për ta këto të fundit janë gjithçka…
-Ta shikosh i vogli im në shkollë, AS është, të tëra 20, nuk i ka lënë gjë babait.
Shqiptari është gjithashtu tepër krenar për vendin e tij.
-Shqipëria”