VMRO-­DPMNE: Negociatat janë ndërprerë për shkak të mosmarrëveshjeve të LSDM­-së në pjesën e mediave

Negociatat janë ndërperë vetëm për shkak të mosmarrëveshjes së LSDM­-së në pjesën e mediave që të garantohet se nuk do të vendoset cenzurë, thekson VMRO-DPMNE­-ja në reagimin ndaj konferencës së djeshme për shtyp të Petre Shilegovit nga LSDM­ja në të cilën akuzoi se negociatat janë ndërprerë për shkak të VMRO-­DPMNE­-së.

“VMRO­-DPMNE­-ja sot propozoi që në mënyrë eksplicite të mbështetet qëndrimi se asnjë gazetar, asnjë medium nuk do të mund të ndëshkohet për qëndrim apo mendin të theksuar. Qëndrim i cili është postulat kryesor dhe parim themelor në kodeksin e gazetarëve ku liria e mediave është e drejtë e pacënueshme. Në shekullin 21 në Evropë, LSDM­-ja është e vetmja parti politike e cila i kundërshton këto parime”, thuhet në reagim.

Asnjë gënjeshtër dhe manipulim i Petre Shilegovit, shtohet, nuk do ta largojë turpin nga LSDM­-ja, i
cili është nxjerrë në pastërti dhe praktikisht tregoi se qëllimi i tyre përfundimtar është vendosja e
kontrollit cenzurues ndaj mediave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button