“Revolucioni Larman”, të hënën në ora 19 në protestë masive në Shkup

Pasi që Gjykata Kushtetuese nuk do të deklarohet për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale dhe njëkohësisht e shkelë ultimatumin e dhënë nga “Revolucioni Laraman”, përfaqësuesit e shoqërisë civile bëjnë thirrje për protestë masovike të hënën, në fillim prej orës 19:00, njofton Portalb.

“Këtij pushtetit të korruptuar dhe kriminel i dhamë kohë më shumë se sa duhet që t’i dëgjojë kërkesat tona. Ata janë të shurdhër përpara qytetarëve të tyre. E vetmja gjë që ato mendojnë janë sa më shpejtë t’i ikin drejtësisë. Prokuroria Speciale është drita e parë në këtë errësirë juridike në të cilën jetojmë. Pas vendimit të sotëm të GJykatës Kushtetuese që të mos e vendosë në rend dite Prokurorinë Speciale për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së saj, shihet se Gruevski dhe bashkëpunëtorët tentojnë që ta shfuqizojnë PSP-në, kur më së paku do ta presim”, thonë protestuesit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button