Qytetarët nuk i besojnë Gjykatës Kushtetuese

Besimi i qytetarëve në Gjykatën Kushtetuese ka pësuar rënie drastike në vitet e fundit në Maqedoni kurse gjyqësori dhe niveli i respektimit të të drejtave të njeriut, janë në gjendje shqetësuese. Ishte ky epilogu i raportit të fundit të Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut dhe Institutit për Politikë Evropiane në Shkup. Sipas këtij raporti, qytetarët këtë vit, si pasojë e uljes së besimit të tyre, kanë paraqitur 73 % më pak lëndë për shqyrtim në Gjykatën kushtetuese, njofton Alsat M.

Nga ana tjetër ky institucion ka shfuqizuar 300 % më pak ligje në krahasim me vitin 2010. Në raport theksohet dhuna e padënuar e shërbimeve policore dhe ulja e numrit të rasteve të tilla të paraqitura nga qytetarët.

Raporti thekson, gjithashtu se Prokuroria Publike Speciale përballet me mos-bashkëpunim nga institucionet tjera prej të cilave varen hetimet e saj.

Përndryshe, në raportin e fundit të Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut dhe Institutit për Politikë Evropiane në Shkup gjithashtu si shqetësuese përmendet fakti që në Këshillin gjyqësor janë emëruar gjykatës pa u respektuar rekomandimet e raportit të Pribesë kurse aktualisht në këtë këshillë janë anëtarë persona që nuk janë më gjykatës ose nuk kanë qenë asnjëherë të tillë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button