Rreth 1.8 miliardë njerëz vuajnë mungesën e ujit të pastër

Ndërkohë që burimet e ujit të përdorshëm janë duke u pakësuar, numri i atyre që vuajnë mungesën e ujit të pastër ka kaluar 1 miliardë, raporton Anadolu Agency (AA).

Organizata e Kombeve të Bashkuara në Ditën Ndërkombëtare të Luftës Kundër Thatësirës dhe Shkretëtirizimit e cila shënohet në datën 17 qershor, ka paralajmëruar se më shumë se 1 miliardë njerëz vuajnë mungesën e ujit të pastër.

Sipas një raporti për ujin e pijshëm dhe higjienën në rang global, 748 milionë njerëz në botë nuk kanë akses ndaj burimeve të rehabilituara, ndërsa 1.8 miliardë njerëz mendohet se konsumojnë ujë në të cilin përzihen me ujërat e zeza.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka deklaruar se për shkak të konsumimit të ujit jo të pastër, të paktën 2 milionë njerëz humbin jetën çdo vit në botë. Ndërsa çdo ditë rreth 1 mijë fëmijë humbin jetën për shkak të sëmundjeve të marra përmes ujit të papastër.

Duke vënë në dukje se përdorimi i ujërave me përmbajtje të mbetjeve të ndryshme në bujqësi përbën një rrezik të madh, OBSH thekson se 4 për qind e sëmundjeve të trasmetueshme mund të evitohen përmes rehabilitimit të burimeve ujore dhe higjienës.

Rreth 70 për qind i ujërave të zeza përdoret në bujqësi pasi mbi 80 për qind e tij derdhet në lumenj dhe liqene pa u trajtuar.

Specialistët japin alarmin se momentalisht gjysma e popullsisë së botës është e ndikuar nga uji i papastër dhe se nëse nuk merren masa atëherë kjo përqindje mund të rritet në të ardhmen.

OKB-ja në raportin për situatën globale të ujit në vitin 2016, të publikuar në muajin mars, ka theksuar se sasia e ujit të rrjedhshëm në rang global është në rënie për shkak të ngrohjes globale dhe shpenzimit të tepërt të ujit. Në raport thuhet gjithashtu se rreth 1.8 miliardë njerëz në botë nuk ka akses me ujë të sigurt dhe të pastër.

Duke theksuar se në 15 vitet e ardhshme burimet ujore do të ulen në 50 për qind, raporti nënvizon se përdorimi i ujit në industri dhe bujqësi është nxitësi më i madh i kësaj dukurie.

Në vitin 2050 kërkesa për ujë do të rritet në 55 për qind, ndërsa burimet do të pakësohen dukshëm.

– Thatësira dhe shkretimi rrit humbjen e tokës-

Thatësira dhe shkretimi për shkak të mungesës së ujit, çdo vit bën që 12 milionë hektar tokë të humbë.

Në njëqind vjeçarin e fundit, humbja e tokës është rritur 35 herë. Specialistët e OKB-së thonë se kjo humbje ka ndikuar në 1.5 miliardë njerëz.

Vetëm 2.5 për qind e ujit të ëmbël që gjendet në tokë mund të përdoret. Pjesa më e madhe e tij gjendet në akullnaja, ndërsa një pjesë e vogël gjendet edhe nën tokë.

Vetëm 1 për qind e ujit të ëmbël përdoret sot nga njerëzit. Kjo shifër është e barabartë me 0.01 për qind e gjithë ujit të ëmbël që gjendet në tokë.

Dita Ndërkombëtare e Luftës Kundër Thatësirës dhe Shkretëtirizimit është vendosur me vendim të Këshillit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ajo shënohet çdo ditë më 17 qershor prej vitit 1995.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button