Formohet grupacion për qarkullim me pajisje IKT

Për shkak të realizimit efikas të interesave specifike në kuadër të qarkullimit me pajisje – IKT, me iniciativën e shumë kompanive, dje u mbajt, seancë konstituive, në të cilën u formua Grupacioni për Qarkullim me pajisje IKT, si formë e veçantë e organizimit dhe punimit në kuadër të Shoqatës Informatiko – teknologjiko – komunikatave, njofton Portalb.

Grupacioni do të punojë në shqyrtimin e çështjeve në lidhje me zhvillimin e punës dhe zgjidhjen e problemeve të vazhdueshme në veprimtari, do të konstatojë përfundime dhe do të propozojë masa të interesit të përbashkët të anëtarëve, ndërkaq në bazë të dispozitave ligjore, Grupacioni do të shqyrtojë propozime të ligjeve dhe tjera dispozitave dhe do të jep propozime për çështje të interesit të përbashkët dhe do të ngre iniciativa për ndryshime dhe plotësime të të njëjtave.

Si kryetar të grupacionit e zgjodhën, menaxherin gjeneral të “TNT IT Market” – Shkup, Boban Totovski, ndërkaq, për nënkryetar janë zgjedhur  Nikolla Nastevski nga “Niko Fond” – Shkup dhe drejtori i “AMC” – Shkup, Goran Dimitrovski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button