Zvicra do të tërheqë aplikimin e saj për anëtarësim në BE

Parlamenti zviceran e miratoi projekt ligjin i cili parashikon tërheqjen e aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) të bërë në vitin 1992. Sipas lajmit në median zvicerane, Parlamenti Federal ka vlerësuar vazhdimin e aplikimit “jo aktiv”, si “të pakuptimtë”.

Ministri i Punëve të Jashtme të Zvicrës Didier Burkhalter tha se aplikimi për anëtarësim në BE është i “pavlevshëm” dhe se do të tërhiqet.

Zvicra më 20 maj të vitit 1992 aplikoi për anëtarësim në BE por vitin e njëjtë në referandumin e mbajtur në vend 50.3 përqind e pjesëmarrësve i thanë “jo” anëtarësimit. Pas kësaj qeveria zvicerane, ndaloi negociatat për anëtarësim në BE por nuk e kishte tërhequr atë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button