Si t’i fshijmë kujtimet e këqija?

Një aventurë familjare për pjesën më të madhe të studentëve është studimi me orë të tejzgjatura për të marrë sa më shumë informacion para një provimi të vështirë. Menjëherë pasi provimi përfundon, ne me shpejtësi boshatisim trurin tonë nga i gjithë ky studim i vështirë që tashmë nuk na nevojitet më, shkruan “Wespeakscience“.

Brenda disa ditësh, ne mezi mund të mbajmë mend emrin e lëndës dhe jo më të mbajmë mend detaje specifike. Në momente të tilla, është sikur ne kemi harruar me qëllim.

Një studim i ri ka treguar që njerëzit mund të harrojnë qellimisht eksperienca të kaluara duke ndryshuar mënyrën sesi mendojnë për kontekstin e këtyre kujtimeve. Zbulimet e këtij studimi mund të ndihmojnë në zhvillimin e mjeteve edukative, ose për të ndihmuar në fshirjen e kujtimeve të dëmshme, sidomos për njerëzit me çrregullimin e stresit post traumatik.

Mund të na duket e çuditshme por deri tani nuk ka pasur prova shkencore që njerëzit mund të kenë ndonjë influencë në gjërat që harrojnë. Por në vitet e fundit, disa teknika eksperimentale kanë treguar që, në kushtet e duhura, ne mund të harrojmë me paramendim gjëra të caktuara.

Jeremy Manning dhe Kenneth Norman nga Universiteti i Dartmouth kanë bërë një punë të mrekullueshme në studimet e tyre për memorien gjatë këtyre viteve, dhe me anë të një eksperimenti të jashtëzakonshëm, ata sigurojnë prova që ne i harrojmë gjërat duke fshirë nga kujtesa kontekstin fillestar në të cilin këto kujtime janë mësuar fillimisht.

Për ta bërë këtë, ata skanuan trurin e pjesëmarrësve në këtë eksperiment duke përdorur teknologjinë MRI. Në këtë studim të ri, kërkuesit u treguan pjesëmarrësve imazhe të pyjeve, maleve dhe plazheve ndërkohë që studionin dy lista me fjalë të rastësishme. Pjesëmarrësve në eksperiment iu tha që të harronin ose të mbanin mend disa fjalë nga lista e parë para se të mësonin listën e dytë të fjalëve. Jeremy Manning, profesori i psikologjisë në Dartmouth që kryesoi studimin, tha, “Shpresa jonë ishte që imazhet e vendndodhjeve do të ndikonin kontekstin në të cilin këto fjalë do të mbaheshin mend gjatë eksperimentit. Pjesëmarrësve ju thuhej të mbanin mend ose të harronin fjalët që ju paraqiteshin midis imazheve që përfaqësonin vende të ndryshme. Menjëherë pasi ju thuhej të harronin, skanimet e trurit treguan sesi ata fshinin nga truri edhe skenën e lidhur me aktivitetin përkatës. Por kur pjesëmarrësve ju tha që të mbanin mend fjalët në vend që ti harronin, kjo dukuri e fshirjes së skenës që lidhet me mendimet, nuk ndodhi. Fjalët e studiuara që pjesëmarrësit mbanin mend vërtetoi se procesi është efektiv në lehtësimin e të harruarit”.33E4930300000578-3576645-image-a-1_1462524372126

Skanimet e bëra u lejuan kërkuesve të monitorojnë kur skenat hyjnë dhe dalin nga mendja e personave, ndërkohë që ju thuhet të harrojnë apo mbajnë mend fjalë të caktuara. Në të njëjtën kohë, imazhet korresponduese u shfaqën në një rend të rastësishëm.

Në vëzhgimet e bëra kërkuesit zbuluan se truri përpiqet të mbajë mend imazhin e paraqitur gjatë mësimit të fjalës së thënë. Gjithashtu truri mundohet të harrojë fjalët e mësuara duke fshirë nga kujtesa imazhin e paraqitur nga kërkuesit.

‘Studimet në lidhje me memorien janë të interesuara më shumë në lidhje me, se si ne mbajmë mend dhe jo sesi ne harrojmë, por ndonjëherë të harrosh është e dobishme ‘ thotë Manning. Për shembull, ne duam të harrojmë një ngjarje traumatike, si për shembull ushtarët që vuajnë nga stresi post traumatik. Ose mund të duam të fshijmë informacionin e vjetër në trurin tonë dhe të fokusohemi në të mësuarit e gjërave të reja.

‘Studimi ynë identifikoi një mënyrë sesi ky informacion mund te fshihet nga kujtesa jonë ‘.

Një zbulim tjetër mjaft interesant që lidhet me studimin e bërë nga Manning dhe Norman ka të bëjë më një studim të bërë nga UCL i cili zbuloi se njerëzit që thithin dyoksid azoti pas një ngjarjeje traumatike kishin më pak mundësi që të përndiqeshin nga kujtimet e këqija ne ditët në vazhdim. Pjesëmarrësit në këtë studim  shikuan skena grafike të dhunës ekstreme, pjesë të një filmi përpara se një kampion gazi t’ju jepej menjëherë pastaj. Ata që nuk kishin thithur gaz patën kujtime të këqija nga filmi që zgjatën më gjatë. Kur informacioni që marrim shkakton tek ne një reagim të fortë emocional atëherë ky informacion etiketohet si i rëndësishëm për tu mbajtur mend. Truri ka receptorë N-Metil D-Aspartat që ndihmojnë në etiketimin e informacionit gjatë ditës, i cili më pas hyn në memorien afatgjatë ndërkohë që ne flemë. Oksidi i azotit bllokon këto receptorë, dhe ndërhyn në ruajtjen e informacionit ne tru.

Ky studim thekson rëndësinë e kontekstit në të mbajturit mend dhe të harruarit të mendimeve apo kujtimeve tona. Ndoshta, një ditë, ne do të jemi në gjendje që të mbajmë mend vetëm gjërat e bukura dhe të harrojmë eksperiencat e këqija. Ekzistojnë teknika që na ndihmojnë për të dy këto procese por ato kërkojnë më shumë se të ndryshojmë mënyrën sesi ne jemi të lidhur me kujtimet tona. Ne duhet të ndryshojmë rrënjësisht mënyrën sesi jetojmë. Dhe kjo nuk është një sfidë e vogël.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button