Ndeshjet e sotme në EURO 2016, derbi Angli-Uells

Derbi i ishullit mes Anglisë dhe Uellsit spikat në programin e sotëm të Kampionatit Evropian të futbollit. Para kësaj përballjeje anglezët janë nën presion më të madh nga fakti se në ndeshjen e parë nuk arritën të fitojnë duke barazuar me Rusinë 1:1 ndërkohë që Uellsi arkëtoi tre pikë në përballjen me Sllovakinë qe e bënë këtë kombëtare më të qetë para kësaj sfide.

Statistikat flasin se Uellsi nuk ka arritur të mposhtë Anglinë që nga viti 1984, dhe kjo padyshim do të jetë një motiv shtesë për Gareth Bale dhe shokët e tij.

Edhe dy takimet tjera pritet të ofrojnë emocione sepse në njërën përballje do të paraqitet njëri nga kandidatët më serioz për titullin Gjermania e cila me një fitore eventuale kundër Polonisë do të vulos kualifikimin në eliminatore.

Ndërsa në përballjen tjetër mes Ukrainës dhe Irlandës së Veriut ekipet do të kërkojnë pikët e para në kampionat.

– 16 qershor –

Lens (ora 15 ): Anglia-Uellsi

Lyon (ora 18): Ukraina – Irlanda e Veriut

Saint-Denis (ora 21): Gjermania – Polonia

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button