Vazhdon debati për impiçment të Ivanovit

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot duhet të vazhdojë debati për propozimin për ngritjen e procedurës për konfirmimin e përgjegjësisë së presidentit të Republikës së Maqedonisë, të parashtruar nga deputetët e opozitës.

Debati për përgjegjësinë e presidentit Gjorge Ivanov filloi të hënën, ndërsa javën e kaluar Komisioni kuvendor e vlerësoi bazën e propozimit të parashtruar nga deputetët e LSDM-së dhe koalicionit, ndërsa të mbështetur nga deputetët e BDI-së.

Renata Treneska-Deskovska nga LSDM-ja duke e sqaruar Propozimin tha se arsyeja kryesore për parashtrimin e iniciativës është mungesa e çdo përgjegjësie dhe sjelljes arbitrare të pushtetit aktual.

Me tërheqjen e abolimeve të dhëna, Ivanov, siç tha, ka pranuar se gabon dhe se motivet e tij ishin të ngushta partiake e jo shtetërore. Sipas Treneska-Deskovska, procedura për impiçment është në të vërtetë kthim i parimeve të përgjegjësisë, drejtësisë dhe barazisë.

Kryetari i Komisionit kuvendor për vlerësim të bazës së Propozimit për ngritje të procedurës për konfirmim të përgjegjësisë së presidentit të Republikës së Maqedonisë, Zoran Ilioski tha se Propozimi për impiçment të Ivanovit të parashtruar nga deputetët e opozitës nuk është i bazuar.

Për sjelljen e vendimit për ngritje të procedurës para Gjykatës kushtetuese për konfirmimin e përgjegjësisë së presidentit duhet të votojnë të paktën 82 deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button