Komiteti për stabilizim dhe asocim, kritika për Maqedoninë

Komiteti për stabilizim dhe asocim midis Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian mbajti takimin e 13 me radhë në klubin e deputetëve në Shkup. Në takim morën pjesë përfaqësues të Komisionit Evropian në krye me udhëheqësin e Sektorit për Republikën e Maqedonisë, Dejvid Kulen dhe përfaqësues të Sekretariatit për çështje evropiane, njofton Tv21.

Sekretarja shtetërore në Sekretariatin për çështje Evropiane, Ana Blazhenska theksoi se në këtë takim u rishikuan arritjet gjatë vitit të fundit.

“U diskutua edhe për raportin e Pribes nga ana e ekspertëve të lartë si dhe reformave urgjente prioritare të cilat dalin nga ky raport, deri ku është implementimi i tij dhe cilat janë hapat e radhës që duhet të marrim si shtet. Nga ana jonë u theksua se duhet të arrihet në ndonjë lloj të afrimit të Maqedonisë drejt procesit të anëtarësimit, sepse tashmë 7 vite marrim raport pozitiv nga Komisioni Evropian, mirëpo ky rekomandim assesi nuk po materializohet”, u shpreh Ana Blazhenska, Sekretare Shtetërore për çështje Evropiane.

Ajo shtoi  se këto reforma dhe realizimi i tyre nuk janë të lidhura direkt me mbajtjen e zgjedhjeve por janë të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë me perspektivën tonë evropiane. Ambasadori italian në Maqedoni, Masimino Beleli tha se në diskutim është rishikuar ajo që ka ndodhur në vitin e kaluar në aspektin e përmirësimit të legjislacionit, gjegjësisht, adaptimin e legjislacionit maqedonas me atë të Evropës.

“U përmendën disa pika, ku Maqedonia duhet të përmirësohet. Ne kërkuam që të respektohet marrëveshja e Përzhinës dhe prioritetet urgjente, dhe të arrihen të gjitha përmirësimet, duke u bazuar në këtë pikëpamje”, tha Masimino Beleli, Ambasador Italian në Maqedoni.

KSA-ja iu qas nivelit të plotësimit të kritereve politike dhe ekonomike në periudhën e kaluar, si edhe nivelit të zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim-Asocim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button