Rikthenen problemet me ditarin elektronik për arsimtarët e Maqedonisë

Mësimdhënësit e shkollave të mesme dhe fillore ankohen lidhur me funksionimin e ditarit elektronik, sipas ë cilëve mezi hapet dhe rëndë ruhen të dhënat.

“Kemi afat edhe një ditë që të përfundojmë punë me ditarët elektronik por shumë rënd punohet në to. Mezi hapen tërë kohën na del që serveri nuk funksionon, kurse po nuk e përfunduam punën deri më datën 16 qershor, do të sanksionohemi, kjo nuk është e drejtë”, tha për Portalb R.G., arsimtar.

“Duhet të përmirësohet rrjeti i funksionimit, është shumë i dobët, sidomos në fund të vitit shkollor ku bëhet edhe përmbyllja e tij”, tha për Portalb T.L., profesor.

Ata thonë se pa përfunduar mbledhjet në të cilat përfundohen notat dhe raportohet suksesi, ata nuk mund të përfundojnë punë në ditarin elektronik.

“Ditari elektronik më në fund plotësohet, kur përfundojnë të gjitha mbledhjet dhe punët në ditarin e zakonshëm. Është ngarkesë shumë e madhe, po ballafaqohemi me stres dhe presione të ndryshme”, tha për Portalb S.M., mësuese.

Nga ana tjetër nga MASH lidhur me mosfunksionimin e serverit fajësojnë mësimdhënësit që lënë punët për në fund dhe për ata është normale që nga ngarkesa të bie rrjeti.

“Gjithçka është në rregull me ditarin elektronik, fajin e kanë vetë mësimdhënësit që nuk plotësojnë të dhënat me kohë, kurse tani hyjnë të gjithë e punojnë që t’i shmangen dënimeve. Është e kuptueshme që nga ngarkesa e madhe të bie rrjeti”, thonë për Portalb, nga zyra për informim e MASH-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button