Fondacioni Metamorfozis organizon ditën e Microsoft-it kushtuar sektorit qytetar
Fondacioni Metamorfozis së bashku me zyrën lokale të “Microsoft Маqedoni”, e organizojnë ditën e Microsoft-it kushtuar sektorit qytetar „Me teknologji drejtë suksesit“.
Ngjarja do të mbahet më 21 qershor, në hapësiat e Qendrës për Kongres në Panairin e Shkupit, salla Biznes me fillim në orën 10:00.
Ngjarja do t’u mundësojë përfaqësuesve të sektorit qytetar të mësojnë më tepër për mundësitë që të fitojnë donacione softuerike nga programi i Microsoft për përkrahjen e sektorit qytetar, të cilin në Maqedoni dhe Ballkan e implementon Metamorfozis, përmes platformës Теchsoup Balkans.
Në këtë ngjarje do të prezantohen: risitë e shërbimit të bazuar në re Microsoft Office 365, Windows 10, Microsoft Office 2016 si dhe shumë teknologji të tjera që kontribuojnë në përmirësimin e punës së organizatave qytetare.
Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar, për pjesëmarrje ju lutemi plotësoni këtë formular, jo më vonë se data 20 qershor deri më ora 18:00.
Përzgjedhja e pjesëmarrësve do të bëhet sipas radhitjes.
Për pjesëmarrësit e qyteteve tjera, harxhimet e rrugës do të kompensohen për një përfaqësues nga organizata, edhe atë në lartësi të biletës kthyese të autobusit.
Hashtagu u ngjarjes është: #Tech4Good