Një grup huliganësh sulmuan aktivistin Artan Sadiku

Mbrëmë në qendër të Shkupit është Artan Sadiku, drejtor programor në Institutin për shkenca shoqërore dhe humanitare, i cili po ashtu është i njohur edhe si aktivist.

Incidenti ka ndodhur në kafenenë “Mr. Jack”, pas së cilit, Sadiku pa vetëdije është dërguar në spital. Bëhet e ditur se gjatë sulmit huliganët kanë marrë telefonin celular të Sadikut. 

“Një grup huliganësh më sulmuan, nuk e mbaj mend dhe mirë çfarë kishin apo çfarë më thanë. E humba vetëdijen. Policia më dërgoi në spital. Sot jam në shtëpi kam dhimbje në trup” tha Sadiku për Portalb.

Sektori për punë të brendshme-Shkup konfirmoi rastin.

“Sulmuesit, i kanë marrë A.S. celularin dhe kuletën me 300 denarë. A.S. menjëherë është dërguar në qendrë urgjente në Shkup, ndërsa policia thotë se po ndëmerren të gjitha masat ligjore për ndricimin e rastit” thuhet në kumtesën e tyre.

Paraqitja e fundit e Sadikut ishte në Argument-Kjo shtëpi nuk do të voton për zgjedhje, ku u paraqit me Jani Makradulin, Vllado Bukovskin kundër Jadranka Kostova, Ermira Mehmeti dhe Andrej Zhernovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button