U shpalos në Marsejë flamuri kuqezi i përmasave gjigante – 150 me 70 metra

Në Marsejë sapo kanë shpalosur tifozët shqiptarë flamurin gjigant të bërë nga tifozët Kuq e Zi enkas për lojën Francë –Shqipëri.

Ideatori i realizimit të flamurit shqiptar është piktori Rinor Sllova, thotë për albinfo se shqiponjën në këtë flamur e ka vizatuar me dorë në pëlhurë të kuqe në bashkëpunim me tifozët Kuq e Zi.

“Ky projekt është punuar në Prishtinë në përmasat 150 i gjatë dhe 70 metra gjerësi”, tregon Sllova, dhe vazhdon, “motivi është kombëtarja që na bëri kaq krenarë”.

Financimi i këtij projekti ka ardhur nga disa biznesmenë dhe kostoja totale tij ishte 15 mijë euro.

Por autoritetet vendase nuk kanë dhënë leje për shfaqjen e flamurit në stadiumi sot në ora 21:00 me fillim të lojës Shqipëri – Francë.

“Flamuri nuk do të shpaloset në stadiumin e Marsejës”, thotë ai më një gjysmë zëri.

Ideatori i flamurit Rinor Sllova nga Dibra e Madhe e Maqedonisë nuk duket shumë i lumtur pasi që autoritetet e vendit nuk kanë lejuar shpalosjen e flamurit në Stadium.

“Jo ky flamur nuk do të mundë të shpaloset në stadium pasi që autoritete nuk na lejuan”, thekson Sllova.

Autoritet e vendit kanë dhënë leje që ky flamur të shfaqet në “Plages du Parde” në Marsejë, plazhi buzë Fanzonës së krijuar për të parë ndeshjet e kampionatit.

“Autoritetet franceze na kanë dhënë leje vetëm këtu në plazhin e Marsejës ta shpalosim flamurin”, shpjegon piktori nga Dibra.

Përcjelljen e këtij eventi të rrallë po e përcjellin shumë tifozë shqiptarë dhe media të huaja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button