Gruevski i gatshëm për zgjedhje të parakohshme

Kryeministri Nikolla Gruevski në një intervistë të fundvitit për televizionin publik RTVM ka theksuar se partia që drejton ai është e gatshme për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, nëse ato i dëshiron dikush, shkruan INA.

“Nuk ka ndonjë situatë që duam zgjedhje të parakohshme, por nëse ndonjë situatë na sjellë deri tek to, apo nëse insistohet për mbajtjen e tyre, atëherë ne jemi të gatshëm. Nuk konfirmoj apo nuk do të doja të përjashtojë momentin se po ndjejmë nevojën për të shkuar në zgjedhje”, deklaroi Gruevski.

Ai u ndal edhe tek kontesti i emrit me Greqinë, duke thënë se vetëm në referendum do të shkojë kjo çështje për të dëgjuar zërin e qytetarëve. “Nëse diçka na ofrohet nga ndërmjetësi i OKB-së, atëherë një propozim i tillë serioz do të ofrohet në referendum për qytetarët  e vendit”, nënvizoi kryeministri.

Gruevski ka komentuar edhe marrëdhëniet me partnerin e koalicionit BDI, duke thënë se me këtë parti kanë dallime për disa çështje,  por se vazhdimisht janë në bisedime.

“Për disa prej tyre kemi gjetur zgjidhje, për disa jo. Nuk e fshehim se kemi dallime dhe se shpeshherë takohemi për të gjetur zgjidhje”, ka thënë kryeministri, por pa saktësuar se cilat janë ato probleme për të cilat nuk kanë rënë në ujdi përfshi këtu edhe vendosjen e bustit të Car Dushanit.

Në këtë intervistë  Gruevski foli edhe për marrëdhëniet me BDI-në.

Lajme të ngjashme

Back to top button