Britani, papunësia në nivelin më të ulët në 11 vitet e fundit

Shkalla e papunësisë në Britani të Madhe në periudhën shkurt-prill ka rënë në 5 përqind. Ky është niveli më i ulët i papunësisë që nga tetori i vitit 2005, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Zyrës Kombëtare të Statistikave të Britanisë (ONS), në periudhën tre mujore përmbyllur me muajin prill, papunësia ka rënë nga 5.1 përqind në 5 përqind.

Numri i të papunësuarve në vend, në periudhën shkurt-prill në krahasim me tremujorin e mëparshëm është ulur për 20 mijë persona me çka numri aktual i të papunëve është 1 milion e 67 mijë.

Ministri britanik i Financave, George Osborne nëpërmjet profilit të tij në Twitter shkroi se: “Papunësia me 5 përqind është në nivelin më të ulët në 11 vitet e fundit. Mos ta rrezikojmë këtë duke u ndarë Britaninë nga BE-ja, vendim i cili është i pakthyeshëm”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button