Italia përkrah heqjen e vizave për kosovarët

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Skender Hyseni, gjatë vizitës zyrtare në Itali u takua me homologun e tij italian, Angelino Alfano, ku kanë trajtuar çështje të ndryshme për interesin e ndërsjellë mes dy shteteve dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale në fushën e sigurisë, transmeton Anadolu Agency.

Në një njoftim zyrtar nga MPB e Kosovës, theksohet se dy ministrat kanë biseduar për masat që duhet të merren për luftimin e krimit të organizuar ndërkombëtar, ku është shprehur se thelbësore është koordinimi ndërkombëtar dhe shkëmbimi i informacioneve.

“Ministri Hyseni nënvizoi se Kosova nuk duhet të mbetet vendi i vetëm i izoluar në Ballkan dhe aprovimi sa më i shpejtë i rekomandimit për heqjen e vizave është në dobi të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe shteteve të Bashkimit Evropian. Ndërsa ministri Alfano theksoi se Italia përkrah heqjen e vizave për kosovarët”, thuhet në njoftim.

Në takim siç thuhet më tej, u diskutua edhe për korridorin ballkanik të emigrantëve dhe refugjatëve si dhe për terrorizmin global dhe ekstremizmin e dhunshëm.

Në fund të takimit, ministri Hyseni kërkoi përkrahjen në vazhdim të Italisë për anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe avancimin e bashkëpunimit me Europol-in, si dy mekanizma të rëndësishëm ndërkombëtarë të bashkëpunimit policor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button