Aksident fatal në rrugën Prilep-Manastir

Një person humbi jetën, dy të tjerë mbetën të plagosur në aksidentin që ndodhi në mëngjesit e sotëm në rrugën Prilep-Manastir.

Sipas informatave të para bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur afër rrugës Topolçani, kur Gjorgje S. nga Prilepi me makinën e tij të tipit Folksfagen, është ndeshur me makinën Fiat Punto në të cilin ishin duke udhëtuar babë e birë.

Makina Folksfagen është përfshirë nga flaka, me ç’rast 58 vjeçari Gjorgje ka humbur jetën, ndërkaq babi I.M. dhe djali i tij 27 vjeçar janë të lënduar rëndë.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar zjarrfikësit së bashku me ndihmën e shpejtë. Kjo rrugë në të cilën ndodhi aksidenti ka qenë e bllokuar për disa orë. Ndërkaq mësohet se policia është duke bërë shqyrtimet për të gjetur shkakun e këtij aksidenti.

Lajme të ngjashme

Back to top button