Conte trajneri i vitit 2013

Antonio Conte është trajneri i vitit 2013. Në edicionin e tetë të këtij trofeu në Dubai, juria ka votuar për trajnerin e Juventusit që kishte përballë kandidatë si Fabio Capello dhe Pep Guardiola, ky i fundit ndoshta i penalizuar për shkak se drejtoi vetëm gjysmën e këtij viti.

Dorëzimi i cmimit pritet të bëhet zyrtarisht ditën e dielë. Ndërkohë, vetë tekniku bardhezi foli edhe për të ardhmen, pas zërave që qarkullojnë në mediat për një largim të mundshëm të tij drejt Manchester United (nëse dështon David Mojes).

Conte tha se për momentin në kokën e tij është vetëm Juventusi dhe mbyllja e këtij sezoni duke u përpjekur për të fituar tre kompeticionet ku bardhezinjtë janë në garë, Serinë A, Ligën e Europës dhe Kupën e Italisë.

Disa ditë me parë, lojtari i vitit 2013 u shpall sulmuesi i Realit, Cristiano Ronaldo. 

Lajme të ngjashme

Back to top button