Debati rreth propozimit për impiçment të Ivanovit vazhdon nesër

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot pasdite në kuadër të seancës së 105-të, dita e dytë, debatoi rreth propozimit për ngritjen e procedurës për verifikimin e përgjegjësisë së presidentit të Republikës së Maqedonisë Gjorgje Ivanov, e parashtruar nga deputetët nga opozita.

Deputetët e pozitës e përsëritën qëndrimin se presidenti Ivanov me abolimin e dhënë nuk e ka shkelur Kushtetutën dhe ligjet e vendit dhe ka besueshmëri të madhe tek qytetarët. Deputetët nga opozita gjatë debatit kërkuan përgjegjësi juridike, ligjore dhe politike nga Ivanovi për veprimet e tija.

Kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski për nesër në orën 12 paralajmëroi mbajtjen e seancës së 106. Pas përfundimit të saj deputetët do ta vazhdojnë debatin rreth seancës së 105- të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button