Google i dedikon logo të veçantë shkencëtarit Karl Landsteiner

Google me rastin e ditëlindjes së shkencëtarit dhe nobelistit Karl Landsteiner, për sot përgatiti logo të veçantë, raporton Anadolu Agency (AA).

Google në disa ditë të caktuara dizajnon logo të veçantë të quajtur “doodle” për të treguar ndonjë festë të caktuar, ngjarje historike ose person që ka dhënë kontribut të posaçëm.

Në këtë mënyrë logoja e sotme i është kushtuar imunologut dhe patologut i cili ka zhvilluar sistem të veçantë të klasifikimeve të grupit të gjakut.

Kur hapet ueb faqja e Google-s mund të vërehen vizatime të mjekëve në të cilat është vendosur gjak, si dhe qeliza të gjakut. Në shtypet logoja hapen një varg faqesh me detaje për shkencëtarin.

Karl Landsteiner është imunolog dhe patolog amerikan me origjinë nga Austria i cili në vitin 1930 për punën e tij fitoi Çmimin Nobel. Ka lindur më 14 qershor të vitit 1868, ndërsa ka vdekur më 26 qershor të vitit 1943. Landsteiner në fillim të shekullit të 20-të zbuloi tre grupe të gjakut A, B, O.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button