Maqedoni, nga sot vaji prej kanabisit pa recetë mund ta merrni në barnatore, ja për çfarë përdoret

Nga sot, në barnatoret e Maqedonisë mund të blihet vaji prej kanabisit, i cili jepet pa recetë, informon Ministria e Shëndetësisë, njofton Portalb.

Nga ministria  thonë se kjo bëhet me qëllim që t’u dilet në ndihmë kërkesave të qytetarëve dhe publikut profesional, mendimet dhe sugjerimet e të cilëve kanë qenë që të ketë mundësi të lëshohet ky produkt në treg.

“Sipas përvojave ndërkombëtare, bëhet fjalë për vaj prej kanabisi i cili mund të ketë efekte pozitive kundër gjendjeve të stresit, ankthit, nervozës, depresionit, mund të përdoret kundër përzierjes në bark dhe vjelljes, ndihmon në mbajtjen e balancit të florës së zorrëve dhe në përgjithësi mund të ndihmojë në sistemin imunitar të njeriut. Mu për këtë, ky vaj ndodhet në shitje të lirë dhe mund ta blejë çdo njeri pa recetë të mjekut”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga MSH-ja, shtojnë se është me rëndësi të dihet dhe të kihet parasysh se ky vaj nuk mund të jetë zëvendësim për terapinë e zakonshme, nëse për gjendje të caktuar medicinale, e njëjta është e rekomanduara nga ana e mjekut. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button