Maqedoni, 19 vjet burg për vrasësin e motrës medicinale

Nikolla Kuzmanovski është shpallur fajtor për vrasjen e motrës medicinale, Dijana Zdravkovska dhe për këtë është dënuar me 19 vjet burg. Tanimë, i dënuari Kuzmanovski, u ngarkua për vrasjen të “gruas shtatzënë”, njofton Portalb.

Përndryshe, vrasja ka ndodhur në janar të vitit të kaluar, kur Zdravkovska u vra në çatinë e Klinikës së Fëmijëve në Shkup, pas një zënke me të dashurin e saj, Nikolla Kuzmanovski.

Dijana ishte e martuar dhe ka pasur vajzë, por ka qenë në lidhje dashurie me Kuzmanovskin.

Ajo ka qenë shtatzënë, ndërkaq atë e ka ditur edhe burri i saj, por edhe dashnori.

Dy dashnorët kanë filluar që të zihen kur Nikolla ka kërkuar nga Dijana ta bëjë testin DNK, gjegjësisht analizën që të konstatohet se kush është babai i fëmijës, transmeton Portalb.

Sipas Prokurorisë, vdekja e Dijanës ka ardhur si pasoj e zënies së frymës, me shtypje dhe mbyllje të hundës, gojës dhe lëndim të fytit.

Sipas mbrojtjes, vdekja ka ardhur si pasojë e thyerjes së kafkës, e cila është shkaktuar nga rrëzimi. Sipas tyre, ajo ka qenë një ndodhi me rrethana fatkeqe.

Kuzmanovski deshi që të vetëvritet pas tragjedisë, por policia ka intervenuar në momentin e fundit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button