Oda Ekonomike dhe HM kërkojnë zhbllokim të portit të Selanikut

­ Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Branko Azeski dhe drejtori i përgjithshëm i Hekurudhave të Maqedonisë Transport Nikolla Kostov dërguan korrespondencë urgjente deri te shumë institucione greke, si dhe deri te euroambasadori në vend Aivo Orav për përfshirjen e tyre adekuate për zgjidhje urgjente të gjendjes me bllokadat në portin e Selanikut.

Ashtu siç kumtoi sot drejtoresha ekzekutive e Odës, Jelisaveta Georgieva, nga greva e punonjësve të portit në Selanik, por edhe të punonjësve hekurudhor, dëme pëson e tërë ekonomia e Maqedonisë.

“Dhe në këtë moment, derisa zgjat kjo konferencë shtypi, e madhe është pasiguria rreth bllokadave të portit të Selanikut për shkak të grevës. Anëtaret tona, gjtihsej 650, të cilët ishin anketuar, janë të përpiktë se gjendja e tillë shkakton dëme të mëdha ndaj tërë ekonomisë”, theksoi Gjeorgjieva.

Tani për tani dëmet e HM Transport nga bllokadat e hekurudhës Shkup­Selanik, si dhe nga mosfunksionimi i portit të Selanikut vlerësohen në rreth tre milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button