Konsekuencë në propagandë

[Recension: Xhorxh Sorosi i lan duart nga Maqedonia!]

Është shumë me rëndësi që gazetari ose media të jenë konsekuent. Konsekuenca e qëndrimeve arrihet me përzgjedhje të mirë paraprake të burimeve, të cilat detyrimisht duhet t’i përfshijnë të gjitha palët, fakte të verifikuara mirë edhe atë dy herë ose tre herë, që do të demonstrojnë gjithëpërfshirje dhe balancim.

Kuptohet, konsekuencë nuk është dogmë. Mund të ndodhë që edhe të gabohet ose rrethanat të tregojnë se ndonjëri nga burimet ka manipuluar… Atëherë më mirë është të pranohet gabimi dhe të përmirësohen gjërat. Nëse duhet, nuk është i tmerrshëm as kërkimi i faljes.

Një kohë të gjatë media që e publiki përmbajtjen mediatike që e recensojmë e afirmonte tezën se Xhorxh Sorosi e gjeneron krizën politike në Maqedoni. Në serinë e pafundme të teksteve, përveç emrit të tij, edhe fotografia e tij futej në fotomontazhe propaganduese. Në fakt, sikurse edhe fotomontazhi në këtë tekst.

Këto ditë, publiku në Maqedoni, nëpërmjet korrespodentit të Agjencisë informative të Maqedonisë (MIA) në Bruksel, u njoftua me deklaratën e drejtpërdrejtë të multimilionerit se ai nuk ka asgjë të përbashkët me ngjarjet në Maqedoni:

“Nuk i jam përkushtuar shkatërrimit të vendit dhe nuk e di se si t’u përgjigjem, përveç se ta injoroj këtë”, theksoi Xhorxh Sorosi, në pyetjen e drejtërdrejtë se a merr pjesë në krizën dhe trazirat në Maqedoni.

E tani, titulli i kësaj përmbajtjeje mediatike flet shumë: e para për (jo)konsekuencën e medies dhe e dyta, për qëllimin e kjo përgjigje e drejtpërdrejtë në pyetjen e drejtpërdrejtë të transformohet në goditje tëre jogazetareske, por propaganduese.

06112016 Vecer SorosLinku deri te artikulli origjinal: Xhorxh Sorosi i lan duart nga Maqedonia!

Data dhe koha e publikimit: 09.06.2016, 17:00

Data e recensionit: 11.06.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

ARMIKU I TRILLUAR VIRTUEL

Vërejeni manipulimin subtil të kësaj propagande: përdorimin e fjalës “SOROS”. Me të gjitha shkronja e mëdha. “SOROS”, as si shkurtesë, as si organizatë nuk ekziston në Republikën e Maqedonisë. Ekziston Fondacioni “Shoqëri e hapur” – Maqedoni (FSHHM), i cili është themeluar me përkrahjen e Xhorxh Sorosit, mirëpo ai në dhjetë apo më shumë vitet e fundit, pjesën më të madhe të buxhetit për përkrahjen e shoqërisë civile e fiton nga donatorë të tjerë.

Mirëpo, për shkak të nevojës së propagandës që të ketë një armik të personifikuar kundër të cilit do të jenë të orientuara “tregimet” mediatike, është trilluar “SOROS”-i. Një armik virtual që i përfshin njerëzit e Fondacionit, si dhe të gjithë qytetarët që marrin pjesë në protestat aktuale qytetare në vend.

OFENDIME, SHPIFJE, URREJTJE

Nga aspekti i standardeve profesionale gazetareske, në një tekst të tillë jokonsekuent, është e pritshme që të gjeni gjuhë ofenduese dhe të pahijshme:

Tramba e pritur me Gordan Georgievin në krye të Fondacioni nuk pati sukses, kështu që në krye të bandës pas Millçinit u zgjodh Fani Karanfillova – Panovska, shoqe e afërt dhe bashkëpunëtore e Radmilla Shekerinskës dhe kryevepër e Vlladimir Millçinit”. 

Pastaj, është shumë e pritshme që të ketë gjuhë që nxit urrejtje dhe diskriminim, që është në kundërshtim me nenin 10 të Kodit të gazetarëve të Maqedonisë, i cili thotë:

Gazetari nuk do të krijojë e as nuk do të përpunojë me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze (kombëtare, fetare, racore, gjinore, shoqërore, gjuhësore, politike, të orientimit seksual…).

Konsekuenca afatgjate e propagandës bën që ky tekst të mos bëjë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit. E këtë rreptësisht e parasheh neni 13 i Kodit.

Kuptohet, një pozitë e tillë është në kundërshtim me nenin 14 të këtij Kodi, i cili parasheh që raportimi për proceset politike duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar dhe se duhet të sigurohet distancë profesionale prej subjekteve politike.

Prandaj, është shumë i qartë motivi i këtij teksti – deklarata me të cilën mohohet involvimi i Xhorxh Sorosit në Maqedoni, të vendoset në kornizë për nevojat speciale të medies.

Pjesa tjetër është shpifje dhe ofendime që tashmë janë parë, pa burime dhe pa dëshmi. Tregime të vjetra për Kanvasin e të ngjashme, që në fakt, e ilustro konsekuencën. Mirëpo, kjo është konsekuencë në nevojën për ta propaganduar agjendën e përcaktuar më parë. Kjo nuk është konsekuencë gazetareske.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button