Ambasadori Abdulkader Memedi prezanton platformën para komisionit për politikë të jashtme

Në seancën e Komisionit për politikë te jashtme ambasadori Abdulkadër Memedi ka bërë Prezantimin e platformës për aktivitete diplomatike te ambasadorit të jashtëzakonshëm për Mbretërinë e Arabisë Saudite, Sulltanati Oman dhe shtetin e Kuvajtit, raporton Portalb.

Ambasadori Memedi ka folur para Komisionit për përfitimet që mund ti ketë shteti i Maqedonisë nga miqësia me këto tre shtete.

“Bëhet fjalë për vende ku gjithmonë flitet për suficit. Së fundmi në Arabinë Saudite po bëhen reforma me çrast, do të krijohet fond për të investuar jashtë shtetit. Nga këtu mund të tërheqim investime edhe ne. Sfidë për Arabinë është radikalizmi. Megjithatë sikur shteti i Maqedonisë edhe ata janë të renditur kundër radikalizmit. Kuvajti është vend specifik gjithashtu. Në Kuvendin e Kuvajtit ka grup të formuar për miqësi me Maqedoninë”, tha mes tjerash Memedi.

Ambasadori Memedi do të jetë ambasador jo rezident, që është praktikë diplomatike që nuk është aplikuar në Maqedoni.

Përkthyer nga fjalori diplomatik, Memedi do të kryejë funksiononin e tij nga zyrat e Ministrisë për Punë të Jashtme të Maqedonisë në Shkup. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button