Komunikacioni në vend nëpër rrugë të lagështa

Komunikacioni në të gjitha rrugët në Maqedoni zhvillohet pa ndalesa, vende-vende nëpër rrugë të lagështa.

LAMM rekomandon kujdes të posaçëm në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur. Kujdes i veçantë, është i nevojshëm në pjesët të cilat kalojnë nëpër grykat malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Gostivar – Mavrovë, Strazhë, Demir Kapi – Udovë, Vinicë – Berovë, Koçan-Dellçevë dhe Resnjë-Bukovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button