Ronaldo dhe Ibrahimoviq në kërkim të rekordit në Euro 2016

Nëse ylli i futbollit të Portugalisë, Cristiano Ronaldo dhe emri me përvojë në radhët e Suedisë, Zlatan Ibrahimoviç arrijnë të shënojnë në Kampionatin e 15-të Europian të Futbollit (EURO 2016), do të shënojnë emrin e tyre në faqet e historisë së këtij kompeticioni, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kampionatin që zhvillohet në Francë, do të dalë në pah gara mes Ronaldos dhe Ibrahimoviqit të cilët janë nga golashënuesit më të mirë, jo vetëm në këtë eveniment.

Krahas insistimit për suksesin e skuadrave të tyre, Ronaldo dhe Ibrahimoviq do të jenë në fushë për të zhvilluar edhe rekordet e tyre personale.

Dy futbollistët të cilët kanë shënuar edhe në 3 kampionate të Europës, do të provojnë të shënojnë edhe në këtë kompedicion për të hyrë në histori si futbollisti që ka shënuar në katër Kampionate rresht.

Ndërsa Ronaldo nëse arrijnë të veshë edhe në dy ndeshje fanellën e Portugalisë, do të jetë futbollisti që ka veshur më shumë këtë fanellë, duke kaluar kështu Luis Figo-n.

Ndërsa Ibrahimoviq në 113 ndeshje të Suedisë ka shënuar 62 gola. Ai është futbollisti me më shumë gola në këtë kombëtare.

Ibrahimoviq i cili ka arritur të shënojë në EURO 2004, EURO 2008 dhe EURO 2012 kërkon të shënoj edhe në këtë kompedicion duke shkruar emrin e tij në histori.

Krahas Ronaldos dhe Ibrahimoviqit edhe Rooney lufton për të qenë gola shënuesi më i mirë i këtij kampionati.

Si gola shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në këtë kompedicion është Michel Platini me 9 gola. Ndërkohë Ronaldo, Ibrahimoviq dhe Rooney do të luajnë për të përmbysur këtë rezultat dhe për tu ulur në kolltukun e gola shënuesit më të mirë.

Gola shënuesit më të mirë në historinë e këtij kampionati janë;

Me 9 gola, Michel Platini (Francë)

Me 7 gola, Alan Shearer (Angli)

Me nga 6 gola: Zlatan Ibrahimovic (Suedi), Thierry Henry (Francë), Patrick Kluivert (Holandë), Nuno Gomes, Cristiano Ronaldo (Portugali), Ruud van Nistelrooy (Holandë).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button