Kinë, 14 të vdekur nga përmbytja e anijes

Ekipet kineze të shpëtimit kanë njoftuar se 14 persona kanë humbur jetën në përmbytjen e anijes në një liqen në jugperëndim të provincës Sichuan, kurse një person ende rezulton i zhdukur, raporton Anadolu Agency (AA).

E përditshmja kineze China Daily, të shtunën ka njoftuar për vazhdimin e operacioneve të kërkimit për personin e pagjetur, i cili u zhduk në aksidentin e ndodhur gjatë një turneu tre-orësh në liqenin Bailong.

Në anije thuhet se ndodheshin 18 persona, shumica e të cilëve ishin çifte të reja me fëmijët e tyre.

Katër prej tyre u shpëtuan menjëherë pas incidentit, por një fëmijë më vonë ndërroi jetë në spital.

Autoritetet thonë se aksidenti ka ndodhur për shkak të erërave të forta që kapluan të gjithë zonën në atë kohë.

Wang Mingxing ishte njëri prej të mbijetuarve, i cili për agjencinë shtetërore të lajmeve Xinhua deklaroi se miqtë e tij në bord kishin vendosur të mos veshin jelekët e shpëtimit për shkak të motit të ngrohtë, duke ua zhveshur ato edhe fëmijëve të tyre.

“Arrita ta rrëmbej një jelek shpëtimi para se anija të fundoset. Kjo ndodhi shumë shpejt. Unë pashë dy apo tre burra në ujë, të cilët me shpejtësi u zhdukën”, tha Wang.

Ky është incidentiti i radhës në më pak se një vit kur një anije u përmbyt në lumin Yangtze me ç’rast jetën humbën 454 persona, që paraqet tragjedinë më të madhe ujore në Kinë në shtatë dekadat e fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button