Iran, blogeri dënohet me 444 goditje me kamxhik

Një bloger në Iran është dënuar me goditje 444 kamxhikë për disa publikime të tij në faqen e blog-ut dhe rrjetet sociale, trasmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një lajmi të “atreyas.ir” me qendër në Iran, thuhet se Muhammed Riza Fet’hi i cili njihet për shkrimet e tij kritike dhe jeton në qytetin Save, është dënuar nga gjykata e këtij qyteti për disa shkrime të publikuara në blog-un e tij dhe rrjetet sociale me 444 kamxhikë.

Fet’hi nuk e ka pranuar vendimin e gjykatës e cila e akuzon atë për lajme jo të vërteta dhe mashtrimin e publikut, duke e dërguar çështjen në apel. Në një tekst mbrojtës të tij prej 9 faqesh Fet’hi ka vënë në dukje se ai mbron të drejtat e shoqërisë dhe pronën publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button