Guardiola do të luajë me “kartën” Shaqiri

Zërat për largimin e Xherdan Shaqirit nga Bayern Munchen po shtohen edhe më shumë. Superylli kosovar thuhet se do të jetë “xhokeri” i Pep Guardiolës. Trajneri spanjoll thuhet se e mendon Shaqirin si lojtarin më të përshtatshëm për ta futur në shkëmbim për transferimin e radhës te Bayern.

Tri opsione janë të mundshme në shkëmbimin e Shaqirit. Xherdani ka gjasa që të futet në shkëmbim me Koken e Athletico Madridit. Mesfushori spanjoll është i shtrenjtë për Bayernin ndërsa shkëmbimi me Shaqirin dhe një shumë të hollash duket më i favorshëm.
Shaqiri thuhet se mund të hyjë në shkëmbim edhe me sulmuesin e Borusia Dortmund, Robert Lewandowskin.

Shaqa poashtu përmendet si opsion për tu shkëmbyer në verë me sulmuesin e Liverpoolit, Luis Suarez. Guardiola e dëshiron në skuadër blerjen e sulmuesit uruguajan, duke qenë i gatshëm që të lehtësojë blerjen e tij me ofrimin e Shaqirit dhe shumës prej 45 milion euro për të.

Lajme të ngjashme

Back to top button