LSDM-ja ngre kallëzim penal ndaj ministres për kulturë Elizabeta Milevska

“Informojmë opinionin se LSDM-ja, ka ngritur  kallëzim penal, deri  Prokuroria publike për ndjekjen e krimit të organizuar, kundër ministres së kulturës, Elizabeta Milevska Kancevska, kundër ish kryetarit të Komunës Qndër, Vlladimir Todoroviq dhe këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, gjatë mandatit të kaluar”, zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.

Sipas Shilegov, dyshimi bazë është se në kundërshtim me ligjin për përmendoret memorialë, Kancevska në emër të ministrisë së kulturës, ka dorëzuar 13 iniciativa në qytetin e Shkupit , për ngritjen e 22 përmendoreve.

Shilegov theksoi se “në emër të trajtimit të barabartë të të gjithëve para drejtësisë, ngritëm kallëzim penal, për dyshime të bazuara për vepër penale, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave, duke i shkaktuar dëme buxhetit të shtetit mbi 3.5 miliard  denarë ose më shumë se 58 milion euro”.

LSDM-ja, pretë që Prokuroria publike t’i shqyrtojë mundësitë nëse ministrja e kulturës, Kancevska mund të përsërisë veprën, duke e pasur parasysh se ende është në të njëjtin funksion.

Shilegov, tha se “LSDM-ja ka obligim para qytetarëve që me të gjitha mjetet të kontribuojë në ndriçimin e krimit milionëshe të lidhur me projektin Shkupi 2014. Institicionet e shtetit janë të detyruar që të reagojnë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button