Ky hartim i 11-vjeçares italiane preku zemrat e njerëzve

Një vajze 11-vjeçare italiane ka shkruar një hartim prekës që po bën xhiron në internet, lidhur me temën e refugjatëve.

Nxënësia e shkollës fillore në Romë, Gaia, e ka kthyer emrin e saj mbrapsht për ta bërë Aiag, duke e vëne veten në pozitat e një vajze emigrante afrikane.

Rrëfimi është i shkruar në vetën e parë dhe me stilistikë prej shkrimtareje të vërtetë:

Quhem Aiag dhe vij nga Afrika. Unë dhe mami im kemi mbërritur në Itali. E pyeta mamin tim përse ndodhemi këtu dhe jo në Afrikë dhe ajo më tha për shkak të diçkaje që quhet luftë. Mendoj se njeriu e ka humbur dëshirën për të jetuar, por mbi të gjitha për të dashuruar, por këto nuk ja thash mamit, sepse fytyra e saj ishte mbushur me lot dhe ishin si lot që nuk fshiheshin, pasi kishin lënë gjurmë në zemrën e saj. Kur dal në rrugë kam frikë, sepse të gjithë njerëzit largohen nga unë dhe fëmijët nuk pranojnë të bëhen miqtë e mi. Por nuk ka rëndësi, sepse unë kam shumë shoqe, kam yjet.

Me to takohem çdo natë dhe unë u rrëfej atyre të gjitha sekretet. Një prej sekreteve është se dua të takoj babin tim që më mungon shumë dhe dua të kthehem në shtëpinë time, në dhomën time me miqtë e mi. Më në fund nëna arriti të gjente një pune, në një shtëpi ku jeton një fëmijë si unë, dhe çdo ditë bën pastrimin aty. Se harrova, mami më duket se na ka gjetur edhe një shtëpi (shpresoj të shkojmë sepse dua një krevat të mirë). Më mungon Afrika, por nuk mund të bëj gjë tjetër, veçse t’u lutem yjeve të më rikthejnë lumturinë që më rrëmbeu tërbimi i njerëzve. Mendoj se nuk është e drejtë që fëmijët nuk duan të bëjnë miqësi me mua, sepse në fund të fundit unë jam një fëmijë si ata.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button