ISIS shkatërron tempullin 3 mijë vjeçar

Shteti Islamik ka postuar një video ku pasqyrohet shpërthimi i një tempulli 3000 vjeçar në veri të Irakut në qytetin e vjetër Mespotam Nimrud, njofton 21Media.

Ky ishte sulmi i radhës që ISIS kryen ndaj thesareve më të çmueshme arkeologjike dhe kulturore.

Kombet e bashkuara konfirmuan se nga pamjet satelitore shihet se hyrja e tempullit pagan të Nabusit është shkatërruar plotësisht si pasojë e shpërthimit.

Nimrud daton 13 shekuj përpara erës sonë dhe ndodhej 30 km larg Mosulit, zonë kjo e pushtuar nga militantët e shtetit islamik në vitin 2014.

Data se kur është kryer shpërthimi është ende e paqartë dhe ende nuk konfirmohet zyrtarisht autenticiteti i videos.

Një person i cili është identifikuar me emrin Abu Human Al-Ansari shprehet në video se ISIS do të çlirojë Tempullin Nabu, një ndër tempujt më të rëndësishëm të qytetit mesopotam Nimrud, që njihej në atë kohë si qyteti i urtësisë, shkencës dhe artit. Tempulli përmbante disa statuja të ndërtuar nga idhujtarët pagan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button