Gardëroba, primare për VIP-at (Foto)

Karshi të hollave që i marrin gjatë festave të fundvitit një vend të veçantë tek yjet tona zë edhe dukja e tyre.

E për të qenë sa më trendi edhe në këtë Vit të Ri, këngëtaret tona janë përkujdesur deri në detajin më të imtë. Kjo duke u bazuar nëpër foto të ndryshme që vetë fytyrat tona publike po na i servojnë dita ditës në rrjete sociale, transmeton Tribuna.

Përveç risive e projekteve që janë pjesë e punës së këngëtareve tona, një vend të veçantë për të mos thënë kryesorin e merr edhe dukja e tyre.

Edhe pse gardëroba e këngëtareve shpesh është lakuar si kopjim i yjeve botërore, ato vërtet duken yje dhe mundi për të qenë në qendër të vëmendjes në çdo paraqitje nuk u shkon huq.

E edhe këtë fund vit shumë nga këngëtaret tona kanë zbuluar përmes disa fotove nëpër rrjete sociale që për festat e fund vitit do të na vijnë me një ‘Look’ siç dinë vetëm ato.

Zanfina, Tuna e Nora të nxehta edhe në këtë fundvit

Duke e pasur parasysh shikueshmërinë e madhe të emisioneve festive, këngëtaret tona nuk kanë hezituar që të tregojnë veten e adutët e tyre edhe në këtë Vit të Ri. Secila duket më ‘stajlish’ se tjera.

E derisa vitet e kaluara fakti se si do të duken këngëtaret tona ka qenë diçka që pritej me padurim, këtë vit si duket kjo nuk do të jetë ashtu. Kjo sepse yjet tona kanë zbuluar dukjen e tyre përmes rrjeteve sociale.

Ndër shumë emra të njohur të skenës sonë, këngëtaret që sipas fotove më shumë ngjasojnë si yje Holliwoodi janë Tuna, Nora Istrefi e Zanfina Ismaili, emra këta të njohur jo vetëm që janë treguar të suksesshme në këngët që kanë sjellë.

Ato në përmbylljen e vitit edhe një herë po vërtetojnë se një vëmendje të posaçme i kushtojnë edhe dukjes së tyre që me doemos është pjesë e punës që kanë zgjedhë.

Lajme të ngjashme

Back to top button